-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nafta 260 lekë/litri, qeveria mbush arkën: Nuk do të ndërhyjmë në treg

Kryesoret

Qeveria “lanë duart” për rritjen e çmimit të naftës. Rritja e çmimit të karburanteve, e cila këtë javë shkoi gati 260 lekë litri nuk do të sjellë reagimin e qeverisë për uljen e TVSH apo të taksave. Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tha sot pas vendimeve të qeverisë se në buxhet ka më shumë të ardhura si pasojë e taksës së vlerës së shtuar, por nuk dha asnjë lajm se qeverisë mund të ndërhyjë për të ulur TVSH-në.

“Ajo që ju u referoheni se ka të ardhura nga TVSH, ka një reflektim tek të ardhurat e buxhetit, risku, prandaj qeveria i rri në kokë, është që inflacioni dhe çmimet fusin ekonominë në një qerthur negativ më vonë. Të gjitha të ardhurat shtesë duhet të gjykohen në hapësirën e një viti, se jemi vetëm tre muaj. Parashikojmë por nuk e dimë saktë çfarë do të ndodhë. Jemi të përgatitur që buxheti i shtetit të përballojë të gjithë detyrimet që ka me pensionistët, subvencionet që japim grupet sociale” tha ai.

Por kur do të marrin fund bordet? Ahmetaj tha se për të menaxhuar krizën, qeveria do të vijojë të përdorë të gjithë instrumentet që të frenojë rritjen e çmimeve. “Sot morëm një seri detyrash, janë mbi 20 detyra që dha kryeministri për ndjekjen dhe përballimin e krizës. Është një krizë e shkaktuar nga njeriu, bllokimi i rrugëve të furnizimit, qeveria do të vazhdojë që të përdorë të gjithë mekanizmat që të frenojë rritjen e çmimeve”, u shpreh Ahmetaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit