-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abedin Pashë Dino nga Preveza, arkitekti i Lidhjes së Prizrenit

Kryesoret

Nga: Alket Veliu

Sot u mbushën 144 vite nga themelimi i Lidhjes së Prizrenit, ngjarja më e rëndësishme historike në mbrojtje të trojeve shqiptare, pas vendimeve të Konferencës së Berlinit, ku fuqitë e mëdha vendosën që trojet shqiptare të ndaheshim midis Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Ne çamët krenohemi që arkitekti i Lidhjes së Prizrenit është Abedin Pashë Dino nga Preveza, frymëzuesi, ideatori dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Abdyl Bej Frashërit, një njohës i mirë i politikave të Perandorisë Osmane dhe i të Drejtës Ndërkombëtare të “vetëvendosjes së popujve”.

“Historiografia shqiptare e përmend rëndom emrin e arkitektit të vërtetë të këtij “Kuvendi Kombëtar”, por ende më keq, duke mos i njohur atributet që i takojnë me shumë të drejtë këtij shqiptari të madh nga treva e bukur e Çamërisë tonë martire”, shkruan historiani i njohur Paulin Z. Zefi.

Rilindasi Abedin Pashë Dino (1843-1906), ishte patriot dhe personalitet poliedrik i kombit tonë, sikurse rilindasi tjetër nga Çamëria, Hasan Tahsini, themelues dhe organizator i Universitetit të Stambollit. Abedin Dino ka qenë Kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Jugun, theu në krye të forcave shqiptare agresionin grek për pushtimin e Epirit (Çamërisë) më 1878, mblodhi më 1879 krerët e Lidhjes në Prevezë dhe për 35 vjet e shpëtoi atë pa rënë në duart greke deri më 1912. Shiti 2000 ha tokë të vetat dhe paratë i vuri në dispozicion të Lidhjes Shqiptare. Gazeta “Zëri i Shqipërisë”, organ i Shoqërisë së Stambollit që botohej në Athinë, mbahej financiarisht nga Abedini. Më 1879-1880, kur ishte ministër i jashtëm i Perandorisë Osmane, nuk lejoi sa qe ai në atë detyrë, në luftë dhëmb për dhëmb me Fuqitë e Mëdha të kohës, që t’u dorëzohej Ulqini dhe Çamëria, fqinjve grabitqarë. Më 1906 u thirr në Stamboll, u emërua kryeministër dhe, pa filluar mirë detyrën, u helmua.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit