Bota nuk gjen qetësi. Pas koronavirusit, që ende nuk është mposhtur dhe shfaqjes së virusit të ri të “lisë së majmunit” në Europë, një tjetër virus është shfaqur në Itali, “murtaja e derrave”, një sëmundje që shkaktohet nga derrat e egër. Sëmundja është identifikuar në një fermë të vogël në zonën e Lazios.
Ekspertët e shëndetësisë kanë zbuluar dy raste dhe këto kafshë do të vriten menjëherë nga shërbimet veterinare, ndërkohë që një mbledhje e task-forcës është duke u zhvilluar sipas Këshilltarit për Shëndetësinë në Rajonin e Lazios, Alessio D’Amato.
Autoritetet bëjnë me dije se pothuajse pesëdhjetë mijë derra të rritur në Lazio janë të rrezikuar nga sëmundja e njohur ndryshe si ethet afrikane të derrave, e cila shpesh është vdekjeprurëse për këto kafshë, por nuk është e transmetueshme te njerëzit dhe nuk ka problem me mishin në treg.