Jo vetëm trupi, por edhe truri duhet stërvitur për ta mbajtur sa më të shëndetshëm. Shumë psikologë këshillojë aktivitete të shumta për njerëzit në mënyrë që të mbrohemi nga rreziku i demencës por jo vetëm.
Së pari, ju duhet të jeni një person mjaft aktiv. Ju duhet të shoqëroheni me njerëz dhe të merrni pjesë në aktivitete të shumta. Ju duhet të zhvilloni biseda të ndryshme, pasi truri juaj do të jetë gjatë gjithë kohës në stërvitje.
Jo vetëm kaq por edhe aktiviteti fizik ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe. Përpiquni që të merreni me sport, me ecje, vrap, palestër apo aktivitete të tjera si noti etj.
Ju gjithashtu mund të merreni edhe me një veprimtari që e pëlqeni shumë, por mos harroni edhe leximet e librave pasi janë vërtet të rëndësishëm.
Ushqimi është një tjetër faktor! Përpiquni të hani shëndetshëm- një dietë plot me fruta dhe perime. Të ushqyerit mirë ju ndihmon jashtë mase të jini më të vëmendshëm ndaj gjërave të ndryshme.
Nga ana tjetër, ji një person që mendon vetëm për mirë. Largoni mendimet e këqija dhe mbajeni trurin të zënë vetëm me mendime pozitive dhe gjëra të bukura.
Meditimi është një tjetër mënyrë për ta mbajtur trurin të qetë dhe për të reduktuar stresin.