-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sonte dueli i së vërtetës për Kombëtaren, sa shumë ndryshime nga Reja

Kryesoret

Kombëtarja ka mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen kundër Izraelit, e cila do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen e dytë, Shqipëria mund të humbasë një tjetër element shumë cilësor, duke ndryshuar thuajse plotësisht planet e trajnerit Edi Reja për repartin e avancuar.

Sokol Cikalleshi nuk është stërvitur dje me ekipin për shkak të një gjendje gripale dhe rrezikon të humbasë këtë sfidë.

Sulmuesi shihet si titullar fiks nga trajneri Reja dhe para ndeshjes diskutimet ishin se kush do të ishte partneri i tij në repartin e avancuar.

Por Cikalleshi ka munguar në seancën e fundit stërvitore për shkak të një gjendjeje gripale dhe “Panorama Sport” ka mësuar se tashmë mungesa e tij në ndeshjen e sotme bëhet gjithnjë e më e mundshme.

Kjo hap çdo lloj diskutimi për emrat në repartin e avancuar, ku tashmë opsion janë edhe Broja dhe Uzuni, të cilët munguan në sfidën ndaj Islandës.

Bashkë me ta, për dy vende në repartin e avancuar, konkurrojnë Vrioni dhe Seferi, me këtë të fundit që bëri mjaft mirë duke shënuar edhe gol ndaj islandezëve.

Shqipëria humbi edhe Odise Roshin, pasi lojtari nuk ia doli që të rikuperohej nga dëmtimi dhe po ashtu ishte me një gjendje gripale kështu që është larguar nga grumbullimi para sfidës me Izraelin.

FORMACIONI – Por si pritet që të luajë Shqipëria sot?

Një gjë është e sigurt: Edi Reja do të vijë me disa ndryshime në këtë takim, që mendohet të jenë 5 ose 6 lojtarë.

Në portë sërish do ta nisë Etrit Berisha, ndërkohë që në mbrojtje ndryshimi i vetëm mendohet të jetë Veseli i cili do të zërë vendin e Kumbullës.

Balliu dhe Hysaj do të pozicionohen në krahë, ndërsa në qendër të mesfushës do t’i besohet dyshes së Empolit, Bajrami-Asllani, që do të shoqërojnë Amir Abrashin.

Ndërkohë, në sulm trajneri italian ka menduar që të rikthejë Armando Brojën dhe Myrto Uzunin. / Panorama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit