-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Disa zakone të përditshme që mund të na bëjnë të ndihemi të lumtur

Kryesoret

Ju mund të praktikoni disa zakone për të qenë i/ e lumtur, të cilat i keni të radhitura më poshtë:

Së pari, buzëqeshni!

Edhe kur jeni në një ditë jo të mirë, ju duhet të praktikoni të qeshurën. Ju duhet t’i stimuloni vetes lumturi edhe në momentin kur jeni paksa të mërzitur. Kjo gjë do t’ju ndihmojë shumë. Niseni ditën me pozitivitet.

Merruni me aktivitet fizik!

Ushtrimet mund t’ju ndihmojnë për të reduktuar stresin, ndjenjat e ankthit dhe simptomat e depresionit duke rritur kështu vetëvlerësimin dhe lumturinë.

Edhe një sasi e vogël e aktivitetit fizik mund të bëjë ndryshim. Por mos e teproni. Bëni shëtitje të shkurtra dhe mund të merreni me palestër.

Flini gjumë!

Ne e dimë se gjumi është jetik për një shëndet të mirë, funksion të trurit dhe mirëqenie emocionale.

Shumica e të rriturve kanë nevojë për rreth 7 ose 8 orë gjumë çdo natë. Nëse vazhdimisht keni probleme me gjumin, bisedoni me mjekun tuaj. Ju mund të keni një çrregullim gjumi që kërkon trajtim.

Ushqehuni shëndetshëm!

Ju tashmë e dini se zgjedhjet e ushqimit kanë një ndikim në shëndetin tuaj të përgjithshëm fizik. Por disa ushqime mund të ndikojnë edhe në gjendjen tuaj mentale. Kështu që ushqehuni shëndetshëm me perime dhe fruta.

Bëni komplimente!

Hulumtimet tregojnë se dhënia e komplimenteve mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të kënaqur.

Dhënia e një komplimenti të sinqertë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për t’i ndriçuar ditën dikujt, ndërkohë që i jepni një nxitje lumturisë suaj.

Nëse doni t’i ofroni dikujt një kompliment për pamjen e tij ose saj fizike, sigurohuni që ta bëni atë me dashuri.

Merrni frymë thellë

Ju mund të ndiheni shpesh herë të tensionuar dhe të mërzitur.

Instinkti mund t’ju thotë të merrni frymë thellë për të qetësuar veten. Sipas “Harvard Health”, ushtrimet e frymëmarrjes së thellë mund të ndihmojnë për të reduktuar tensionin, stresin dhe ankthin.

Takoni miqtë tuaj!

Kur jeni pranë një miku të mirë, ju do të ndiheni mjaft të lumtur. Ju mund të bëni biseda të shumta, që në fakt mund t’ju bëjnë të ndiheni mirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit