Partia Socialiste nesër feston 31-vjetorin e themelimit. Me rastin e këtij përvjetori, selia e PS ka organizuar një festë për socialistët.
Mbrëmjen e djeshme socialistëve u ka mbërritur një mesazh, që të bashkohen në festimet që do të mbahen nesër në 19:00, tek Sheshi “Austria” (pranë selisë së PS).
Partia Socialiste ndodhet në mandatin e tretë në qeverisje, si asnjë forcë tjetër politike në Shqipërinë post komuniste.