Disa detaje të reja janë zbardhur nga atentati i Aleksandër Sadikajt me tritol i ndodhur pasditen e djeshme në autostradën Tiranë-Elbasan.
Gjatë ekspertizës policia ka gjetur në makinë një pistoletë me krehër të dëmtuar.
Nga ana tjetër janë hapur edhe kamerat e sigurisë në Tiranë në vendet ku viktima ka ndaluar para se të vritej në atentat për të kuptuar lëvizjet e tij dhe për të arritur në gjurmët e atentatorëve, që e kanë ndjekur këmba këmbës dhe kanë pritur momentin kur ai ka dalë në rrugë larg automjeteve të tjera për të bërë shpërthimin e telekomanduar.