-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Fshihnin drogën te vazot e luleve, Kajmaku kapet bashkë me nipin

Kryesoret

Agim Kajmaku u arrestua nga autoritet italiane së bashku me nipin e tij, për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia italiane kishte muaj që ishte vënë pas, por në momentin që arriti në shtëpinë e tij për të kryer kontrolle nuk gjetën asnjë gjurmë droge.

Lënda narkotike ishte fshehur brenda vazove të bimëve që kishte blerë Kajmaku, klient prej kohësh në një fidanishte të njohur nga Grottamare. Karabinierët vunë re një furgon aty pranë dhe identifikuan dy shqiptarë, të cilët i ndoqën.

Kajmaku, së bashku me nipin e tij, kishin mbërritur në shtëpi me një makinë Volkswagen Polo, të punësuar, së bashku me familjarët, gjithsej katër persona.

Karabinierët kontrolluan shtëpitë e tyre në Ascoli por nuk gjetën asnjë gjurmë droge. Dajë e nip kishin blerë bimët e vogla në fidanishte por vendosën që të bënin ndryshim dhe t’i vendosnin në vazo më të mëdha që i blenë në një biznes lokal në mënyrë që të fshihnin drogën brenda. Para se të bëhej ndryshimi, pronari i fidanishtes pa lëvizje të çuditshme dhe njoftoi menjëherë karabinierët. Kështu u bë i mundur arrestimi i Kajmakut dhe nipit të tij, por ende nuk dihet destinacioni i kokainës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit