Ditën e sotme në në Krushovë të Ersekës është gjetur një trup i dekompozuar.
Burime konfidenciale bëjnë të ditur se pranë viktimës janë gjetur një aparat celular Nokia, një palë çelësa makine gjithashtu edhe xhupi që kish veshur viktima.
Mësohet se policia nga çelësat që ka gjetur pranë trupit të viktimës kanë hapur dyert e shtëpisë së një prej të zhdukurve në zonë.
Çelësat i përkasin personit të zhdukur prej 1 Nëntorit të 2021, Sherif Mukaj i datëlindjes 30.04.1993.
Paraprakisht policia ka thirrur familjarët e 29 vjetarit ndërkohë qe edhe vetë familjarët e konfirmojnë këtë komunikim me policinë por janë me shpresë deri në daljen e ekspertizës.
Aktualisht në polici janë shoqëruar 5 persona si të dyshuar për ngjarjen.