Nëna e Britney Spears ka uruar yllin e popit për martesën e saj me Sam Asghari , pavarësisht se nuk mori një ftesë për në dasmën e saj.
“Ti dukesh rrezatuese dhe kaq e lumtur!” komentoi Lynne Spears në postimin e Britney në Instagram të Premten duke teksa këngëtarja shfaqi foto nga ceremonia në shtëpinë e saj në Thousand Oaks, Kaliforni.
“Dasma juaj ishte një dasmë e ëndrrave! Dhe ta kesh atë në shtëpinë tënde e bën kaq sentimentale dhe të veçantë!” shtoi Lynne. “Jam shumë e lumtur për ty! Të dua!”.
Në listën e të ftuarve nuk ishte as motra e këngëtares “Toxic”, Jamie Lynn Spears, edhe pse vëllai i saj, Bryan Spears, thuhet se ka arritur të marrë një ftesë. Megjithatë, Bryan nuk u shfaq.