-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tahiri i ashpër me Kurtin: Varrezat i viziton paturpësisht, derisa injoron mijëra veteranë për pagën minimale

Kryesoret

Në rastin e Ditës së Çlirimit, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i ka vazhduar kritikat ndaj shefit të qeverisë, Albin Kurtit, për të cilin është shprehur se ky i fundit me kohë e ka shpërfillur lavdinë dhe sakrificën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Madje, Tahiri thotë se me të ardhur në pushtet, Kryemnistri i Kosovës, Albin Kurti, këtë shpërfillje është duke e manifestuar edhe zyrtarisht.

Referuar mospërfshirjes së kategorisë së veteranëve të luftës në projektligjin e hartuar për pagën minimale, Tahiri tha se “[Kurti] sot paturpësisht viziton varrezat e dëshmorëve, përderisa injoron mijëra veteranë që kanë derdhur gjak e djersë pranë atyre që u përjetësuan”.

“Me vendimin për të mos e përfshirë kontributin e veteranëve të UÇK-së në ligjin e ri që përcakton pagën minimale, ai është duke u përpjekur të lëkundë themelet e dinjitetit të këtyre burrave e grave që kanë lënë gjymtyrët nëpër çdo cep të Kosovës, atëkohë kur asaj ia kishin falur edhe jetën, edhe të ardhmen”, shkroi ai në Facebook.

“Me këtë veprim, Albin Kurti jo vetëm që është duke bërë padrejtësi ndaj më meritorëve për liri, por edhe duke u përpjekur të tjetërsojë të vërtetën historike mbi të cilën qëndron themeli i lirisë dhe pavarësisë sonë. Sepse ishin pikërisht ata, të cilëve ai po ua mohon një të drejtë legjitime e krejt të arsyeshme, të cilët për lirinë e Kosovës dhe të ardhmen e saj, gjatë viteve 1998-1999 e kanë vendosur jetën në fije peri për çdo ditë”.

Tahiri u shpreh se veteranët nuk janë të rangjeve për t’u trajtuar barrë të shoqërisë, por patriotë të cilëve iu detyrohemi respekt të plotë.

Andaj, sipas shefit të grupit parlamentar të PDK-së, “qeveria dhe ky krymenistër […] gabon rëndë nëse mendon se mund ta injorojë”.

“Kjo sjellje e papërgjegjshme karshi veteranëve, është jo veç absurde, por edhe e pafalshme. Deficitet patriotike të Albin Kurtit, nuk mund të shërbejnë për larje hesapesh me ata që i kanë dalë zot vendit kur është dashtë më së shumti”, u shpreh më tej Tahiri.

“Turpin ndaj veteranëve, Albin Kurti nuk mund ta lajë me vizita nëpër varrezat e dëshmorëve.  Të gjithë familjeve që kanë sakrifikuar për liri, të gjithë veteranëve e invalidëve të UÇK-së, që janë meritorë të njëmend për këtë ditë, Urime Dita e Çlirimit!”, përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit