-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abdixhiku: Propozimi i akcizës refuzohet nga pushteti arrogant i Kurtit

Kryesoret

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se pas 100 ditësh nga propozimi për reduktimin e akcizës në derivate e reduktim të TVSH-së në produkte esenciale, të hënën do të dorëzojnë sërish kërkesën për debat parlamentar.

Abdixhiku këtë njoftim e ka bërë përmes një shkrimi në ‘Facebook’.

“Sot, dorëzojmë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën tonë me kërkesë të njëjtë si 100 ditë më parë. Po të vepronim me kohë, papërballueshmëria jonë do të ishte më e lehtë, po s’vepruam sot, do të bëhet edhe më e thellë”, ka shkruar ai.

Ndërsa, ka thënë se ngritja e çmimit të naftës ka shënuar një tjetër rekord të ri.

“Sot, bëhen 100 ditë nga propozimi ynë i parë për reduktim të akcizës në derivate e reduktim të TVSH-së në produkte esenciale. Ky propozim është refuzuar e po refuzohet nga pushteti arrogant i Kurtit. Çmimi i naftës këtë mëngjes shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%. Në këtë krizë të paprecedentë, mosveprimi është krim!” tha Abdixhiku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit