Mbrëmjen e djeshme Partia Socialiste e Shqipërisë festoi 31-vjetorin e themelimit. Në oborrin e selisë rozë ishin të pranishëm shumë figura historike të socialistëve.
Fatos Nano sërish mungoi. Edhe pse mediat disa orë përpara festës publikuan disa foto që tregonin praninë e tij në Tiranë.
Në “zijafet” nuk munguan batutat, buzëqeshjet, bisedat dhe sigurisht fotot. E ndërsa për PD-në këtë vit nuk pati ftesë, nga LSI ishte Braimllari dhe Erisa Xhixho.
Mes fotove që tërhoqën vëmendjen ishte shikimi “hyjnor” i prefektes së Shkodrës për Ramën, por edhe krahu i kryeministrit hedhur mbi supin e djalit të Aqif Rakipit, deputetit socialist, Orlando Rakipi.