-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

 5-vjeçarja e zhdukur në Itali, gjendet e groposur

Kryesoret

Është gjetur trupi i pajetë i Elena Del Pozzo, vajzës 5-vjeçare që u zhduk të hënën në Tremestieri etneo. Ka qenë nëna e vogëlushes ajo që ka gjetur trupin e fëmijës, pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit. Karabinierët e Katanias shkuan në vendngjarje, një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin, babain e vajzës.

Lajmi është konfirmuar nga prokurori i Katanias, Carmelo Zuccaro, i cili ka shpjeguar: “Po mbledhim deklaratat e saj”.

Çifti nuk ishin bashkë prej disa kohësh

Babai dhe nëna e vajzës nuk ishin bashkë prej disa kohësh. Burri i dëshpëruar shkoi me partneren e tij të re në vendin ku u gjet kufoma, e cila u varros, vetëm pjesërisht, në një tokë 400 metra larg shtëpisë ku jetonte çifti para se të ndaheshin.

Hetimet dhe autopsia janë duke u zhvilluar ende nga departamenti shkencor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit