Kampionati Botëror i peshëngritjes U-17 do të mbahet në Meksikë këtë vit.
Pjesëmarrës në të duhet të ishte dhe Shqipëria me përfaqësues, shtangistit Ertjan Kofsha dhe trajnerit të tij Leonard Toska, por ambasada e Meksikës nuk i ka dhënë vizë këtyre të fundit.
Arsyeja, është fakti se rroga e trajnerit nuk i përmbush shpenzimet për këtë aktivitet, në një kohë kur gjithçka është e paguar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes.
Në këtë event Kofsha ishte konsideruar si një nga favorit për titullin kampion.