Reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë rënë mesditën e sotme në Leskovik. Reshjet e breshrit kanë zgjatur më tepër se 30 minuta.

Dëmet në vreshtari janë të mëdha. Kjo është hera e dytë që Kolonja preket nga breshëri, ku para disa javësh dëmtime të mëdha pati dhe në fshatin Boshanj.
