-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jam paragjykuar, doja të hiqja dorë nga karriera”, rrëfehet Jennifer Lopez

Kryesoret

Jennifer Lopez ka debutuar me dokumentarin e saj të ri “Halftime”, ku ajo reflekton mbi karrierën e saj legjendare, duke përfshirë edhe atë që pothuajse hoqi dorë nga ajo.

Aktorja dhe këngëtarja 52-vjeçare ndihmoi në krijimin e një rruge për të ndjekur aktoret e tjera latine, duke u bërë aktorja e parë që fitoi mbi 1 milion dollarë për rolin e saj në “Selena”.

Me famën erdhi edhe një kontroll i shtuar mbi fizikun dhe bukurinë e saj, siç zbuloi ajo në dokumentarin, që debutoi të martën në Netflix, se kritikat ishin aq intensive sa kishte menduar të linte fare industrinë.

Jennifer Lopez ka rrëfyer se pothuajse u largua komplet për shkak të standardeve specifike të bukurisë në atë kohë, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e “Get Right” njihet për pamjen dhe linjat atraktive, por jo gjithmonë u pëlqye për këtë në Hollywood.

Ishin jo pak momente në karrierën e saj prej dekadash, ku kritikat e ashpra ndaj saj pothuajse e bënë atë të largohej tërësisht nga qendra e vëmendjes. Njerëzit talleshin me figurën e saj, duke përfshirë edhe barkun e saj të formësuar.

Në atë kohë, kishte më pak diversitet kur bëhej fjalë për njerëzit me ngjyrë si dhe për format trupore.

“Ka pasur shumë raste kur mendoja se thjesht do të heq dorë. Më duhej të kuptoja vërtet se kush isha. Dhe besoni në këtë dhe mos besoni në asgjë tjetër”, tha Lopez.

“Kur fillova të punoja, ideali i bukurisë ishte shumë i hollë, bionde, e gjatë, jo linja shumë të theksuara”, u shpreh tutje ylli.

“Unë u rrita rreth femrave me forma të plota, kështu që nuk më vinte turp. Ishte e vështirë, kur mendon se njerëzit mendojnë se je një shaka – ishte si një goditje me grusht”, pranoi ajo.

Karriera e Jenniferit filloi në vitin 1989 dhe u fut në aktrim në vitin 1993. Ylli arriti çmimin e parë me rolin e saj si ‘Selena Quintanilla-Perez’ në filmin “Selena”  në 1997. Më pas ajo publikoi albumin e saj debutues “On the 6” në 1999.

Publikimi i dokumentarit të saj vjen pasi ajo u nderua me ‘çmimin e gjeneratës’ në “MTV Movie and TV”, javën e kaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit