Partia Demokratike po zhvillon zgjedhjet në shumicën e degëve të saj. Gjatë procesit të votimit në degën numër 5, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, theksoi rëndësinë e këtij momenti për të gjithë anëtarët e familjes politike të Partisë Demokratike.
Në një reagim të tij, Noka u shpreh:
“Zgjedhja e drejtuesve në degët e Partisë Demokratike është një ditë me rëndësi për të gjithë anëtarët e familjes sonë politike.”
Ai gjithashtu i uroi suksese kandidatëve të degës 5 Tiranë: Artur Mahmutaj, Erion Dizdari dhe Fatmir Myrtaj.
/5pyetjet.al









