-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia shkurton me 40 % furnizimin e Nord Stream 1

Kryesoret

Kompania ruse Gazprom deklaroi se po shkurton me 40 për qind furnizimet me gaz natyror përmes tubacionit Nord Stream-1.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia ruse “Interfax”.

Të martën e 14 qershorit, kompania ruse e energjisë njoftoi se mund të transportonte vetëm 100 milionë metra kub gaz në ditë.

Më parë Gazprom transportonte rreth 167 milionë metër kub gaz në ditë.

Sipas rusëve, kjo do të ndodhë për shkak të “punimeve të përkohshme riparuese nga kompania Siemens”.

“Për shkak të kthimit të parakohshëm të njësive të pompimit të gazit nga Siemens për riparim, zhvillimit të burimit të rregullimit të GPA-së dhe mosfunksionimeve teknike të zbuluara të motorëve, vetëm tre pompa gazi mund të përdoren në stacionin e kompresorit të Portovës”, njoftoi Gazprom.

Nord Stream 1, i cili transporton gaz nga Rusia në Gjermani, është nisur në vitin 2011 dhe ka një kapacitet prej 27 miliardë metra kub gaz në vit.

Pas fillimit të luftës ruso-ukrainase, opozita gjermane u bëri thirrje autoriteteve që të ndalojnë furnizimin me gaz rus përmes gazsjellësit Nord Stream-1.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit