-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sejko: Faturat dhe gjobat do të paguhen nga celulari

Kryesoret

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se Shqipëria është vendi i parë në rajon që po shkon në drejtim të zbatimit të “Open Banking”.

Sejko nënvizoi se janë ndërmarrë një sërë masash rregullative për të nxitur pagesat elektronike.


Dëshiroj të theksoj se mbështetja dhe nxitja e pagesave elektronike, si në eksperiencat ndërkombëtare ashtu edhe në kontekstin shqiptar, janë parë si një nga mekanizmat më efikasë dhe të fuqishëm drejt nxitjes së përfshirjes financiare dhe formalizimit të mëtejshëm të ekonomisë. Në këtë kuadër, vlen të theksohet se Banka e Shqipërisë ka vendosur tashmë një shtrat efektiv për krijimin e një revolucioni digjital në tregun e pagesave, nëpërmjet kuadrit ligjor e rregullativ në fuqi, i cili mund të konsiderohet avangard dhe në kontekstin e Bashkimit Evropian. Ndërkohë në nivel rajonal, Shqipëria është vendi i parë që ka miratuar kuadrin ligjor e rregullativ dhe po nxit zbatimin e “open banking” tha Sejko.

Gurvenatroi theksoi se faturat dhe gjobat do të paguhen përmes ceuluarit.

“Përtej “open banking” dhe ridimensionimit të tregut nëpërmjet prezantimit të aktorëve dhe shërbimeve të reja, dua të përmend se janë ndërmarrë edhe një sërë masash rregullative dhe zhvillime infrastrukturore, të cilat kanë në fokus pikërisht nxitjen e pagesave elektronike në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Pagesave me Vlerë të Vogël. Vlen të theksohet se me masat e ndërmarra deri më tani, objektivat e parashikuar në strategji për vitin 2023 janë arritur në mënyrë të kënaqshme që në vitin 2021, vijoi më tej Sejko.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit