Amber Heard ka habitur me deklaratën e saj për Johhny Depp.
Aktorja e njohur edhe pas gjyqit dhe dramave të kaluar tha se ende e dashuron ish-bashkëshortin e saj.
Në emision “NBC Today” në mëngjesin e sotëm u transmetua një klip i intervistës së Amber Heard, e cila zbuloi se edhe pas gjyqit me ish-bashkëshortin, Johnny Depp ajo ende ka ndjenja për aktorin.
“Absolutisht. E dashuroj atë. E doja me gjithë zemër, nuk kam aspak ndjenja të këqija apo keqdashje ndaj tij”, tha ajo në një klip të intervistës.
Prezantuesja televizive Guthrie, bashkëshorti i së cilës punon si konsulent për ekipin ligjor të aktorit, e pyeti aktoren e Aquaman mbi një deklaratë të lëshuar në ditën e parë të gjyqit të tyre gjashtë-javor në prill, ku ajo tha se ende e donte atë.
“Në ditën e parë të gjyqit ju keni dhënë një deklaratë. Dhe një pjesë e deklaratës thoshte: ‘Unë kam ende dashuri për Johnny’, pyeti ajo.
Dy muaj më vonë, Heard i dyfishoi ato ndjenja, duke thënë se ajo “përpiqej më të mirën” në martesën e tyre “thellësisht të thyer” dhe nuk kishte “ndjenja të këqija” ndaj ish-bashkëshortit të saj.
“Unë u përpoqa të bëja më të mirën që munda për të funksionuar një marrëdhënie thellësisht e prishur. Dhe nuk munda. Nuk kam aspak ndjenja të këqija apo keqdashje ndaj tij”, tha ajo.
“E di që mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar, ose mund të jetë vërtet e lehtë për t’u kuptuar. Nëse thjesht keni dashur ndonjëherë dikë, duhet të jetë e lehtë.”