-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nano në Greqi: Ja plani që hartuam për të ndaluar trafikimin e drogës

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka zhvilluar në takim në Tahin me homologun e tij grek, Gjeneral Lieutenant Konstantinos Skoumas.

Gjatë takimit, Nano dhe Skoumas diskutuan çështje me interes më të gjerë policor, duke theksuar nevojën për forcimin e kuadrit të përbashkët strategjik për luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar, trafikut të drogës, emigracionit të paligjshëm, si dhe për hetimin e rasteve të vrasjeve.

Nga të dy drejtorët e përgjithshëm u shpreh vullneti i ndërsjellë për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes dy vendeve, në çështjet e sigurisë, bashkëpunimit policor, shkëmbimit të informacionit dhe realizimit të trajnimeve të përbashkëta.

Drejtor Nano ka theksuar se Policia shqiptare është e mirëorientuar dhe e vendosur për të bashkëpunuar me partnerët, në veçanti me vendet fqinje, për të rritur forcën parandaluese dhe goditëse ndaj krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufitare.

Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Analizës së Informacionit, Gjeneral Major Nikolaos Tsetsikas, Drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor Kolonel Ioannis Stavrakakis, shefi i Shtabit, zëvendësshefi i Shtabit, ndërsa nga Policia shqiptare morën pjesë Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Pëllumb Seferi, Drejtori i Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm, z. Kastriot Skënderaj dhe oficerja e kontaktit të Policisë shqiptare në Athinë, Eva Kollobani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit