-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngordhja e rosave në Divjakë, AKU: Nuk ishte grip shpendësh

Kryesoret

AKU ka reaguar për rastin e ngordhjes së 4200 rosave në fermën e Divjakës.

Mësohet se është dezinfektuar ferma, dhe nga analizat ka rezultuar se shpendët ishin të prekura nga salmonela.

Njoftimi:

Lidhur me rastin e raportuar në fshatin Mizë në bashkinë Divjakë, në fermën e Z.Ardian Bakia, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, pas kryerjes së analizave, konfirmon se nuk kemi të bëjmë me prezencë të influencës aviare (gripi i shpendëve).

Sipas rezultateteve të analizave, shpendët janë të prekur nga sëmundja e salmonelës. Salmonelozat, janë një familje bakteresh me mbi 3000 serotipe, gjenden shpesh në shpendë, edhe pa shkaktuar semundje apo ngordhje, në varesi te shtamit apo serotipit. Sidoqofte, produkti ushqimor, edhe ne rastin kur eshte i kontaminuar, nese i nenshtrohet trajtimit te zakonshem termik (zierjes ose pjekjes mbi 60 gradë celcius për të paktën 15 minuta), nuk paraqet rrezik tek konsumatori.

Drejtoria Rajonale Fier e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve bazuar në ligjin për shërbimin veterinar ka vendosur fermën në karantinë dhe ka kryer dizifektimin dhe groposjen e shpendëve.

Gjithashtu Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ngritur një trup të posaçme të inspektimit të drejtorisë rajonale të Qarkut Fier, për të monitoruar dhe siguruar respektimin e standarteve të sigurisë ushqimore.

Në bashkëpunim me strukturat vendore janë marrë të gjitha masat për të parandaluar futjen e shpendëve të tjerë në zonën e karantinuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit