Të paktën 80 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur në rrëshqitjet e dheut dhe shirat intensivë që vazhdojnë që nga fillimi i muajit mars e deri më tani në Kolumbi.
Sipas raportit të Zyrës Kombëtare për Menaxhimin e Rrezikut nga Katastrofa (UNGRD), thuhet se nga rrëshqitjet e dheut dhe shirat intensivë janë prekur më shumë rajonet Cundinamarca, Antioquia dhe Santander.
Që nga marsi e deri më tani si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe shirave intensivë kanë humbur jetën 80 persona dhe janë plagosur 10 të tjerë.
Për shkak të shirave intensivë janë shkaktuar dëme serioze në gjithsej 418 zona.
Në zonat në fjalë për shkak të reshjeve dhe rrëshqitjeve të dheut janë dëmtuar 16.295 shtëpi.
Sipas raportit, nga katastrofat janë dëmtuar 730 autostrada, 72 ura, 37 vendkalime për këmbësorë, 90 ujësjellës, 37 kanalizime, 108 institucione arsimore dhe 7 qendra shëndetësore.