-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron: Në 23 qershor vendimi për vizat për Kosovën

Kryesoret

Ministria e Jashtme franceze ka reaguar në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë. Gjatë një konference të mbajtur në Paris zyrtarët francezë të MPJ bëjnë me dije se kjo temë do të diskutohet më 23 qershor në Samitin BE -Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Bruksel.

“Pavarësisht rekomandimeve të Komisionit Europian, kosovarët nuk kanë viza Shengen. Sipas Prishtinës, Franca është një nga vendet që po e ngadalëson këtë proces. Pse është kështu? A do të trajtohet kjo temë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor?”, është pyetja e publikuar në faqen e MPJ’së e shkëputur nga konferenca për media.

Në përgjigje thuhet se samiti i 23 qershorit do të shërbejë për të diskutuar edhe këtë çështje: “Takimi i 23 qershorit i liderëve nga Bashkimi Europian me atë të Ballkanit Perëndimor do të jetë një shans për të diskutuar mundësinë që vendet në rajon të përmbushin perspektivën e tyre europiane, ndër temat e tjera. Për sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, kjo çështje është pjesë e një udhërrëfyesi që është miratuar nga Bashkimi Europian, i cili përfshin një sërë kushtesh që duhet të përmbushen efektivisht në afat të gjatë”.

Kujtojmë se Komisioni Europian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur kushtet e parashikuar në udhërrëfyes, por është Franca ajo e cila kërkon më shumë prova në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit