-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pedagogu në protestë: Nuk do dorëzohem, do të luftoj për dinjitet

Kryesoret

Protestës së sotme për rritjen e çmimeve i është bashkuar edhe pedagogu Jani Marka, i cili tha se kriza është pabarazi.

Ai akuzoi klasën politike se po i vjedhin dinjitetin popullit shqiptar, ndërsa premtoi se nuk do të dorëzohen, por do të vazhdojnë të protestojnë.

“Këta këtu ja kanë vjedhur dinjitetin popullit shqiptar. Na thonë jemi në krizë, por po mendoja që kriza nuk është inflacioni, por pabarazia.

Disa gdhihen në restorantet e Dubait, ndërsa në Shqipëri diskutojnë një thes me miell. Disa janë 7 vila, të tjerët nuk kanë strehë.

Oligarkët kanë avionë privat, ndërsa shqiptarët mezi blenë abonenë. Kriza është pabarazia.

Unë ju jap një premtim, që ne nuk dorëzohemi dhe do luftojmë për të kthyer dinjitetin me protesta.

Ne nuk dorëzohemi dhe do kthejmë besimin e qytetarëve tek protestat”, tha Markaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit