Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook këtë të enjte, ka thënë se konflikti në Ukrainë ka treguar sa investim i mençur dhe vizionar ka qenë TAP.
Ai ka shprehur mirënjohje ndaj Azerbajxhanit dhe presidentit Aliyev për ndërtimin e gazsjellësit të TAP-it.
“Konflikti në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit tregojnë se sa investim i mençur dhe vizionar ka qenë TAP.
Në punimet e Forumit IX Global të Bakusë shpreha edhe një herë mirënjohjen time për mbështetjen e dhënë nga Azerbajxhani, si dhe nga Presidenti Aliyev për ndërtimin dhe zbatimin e suksesshëm të gazsjellësit TAP.
Rëndësia e këtij projekti shumëfishohet si burim alternativ energjie për rajonin dhe të gjithë Europën”, shkruan Meta.