Të paketën 80 shqiptarë kanë përfituar në mënyrë ilegale nga shërbimi shëndetësor në Itali. Në këtë mënyrë shqiptarët përfitonin kura mjekësore, ulje çmimesh për ilaçe dhe me raste i merrnin ato falas.
Autoritet italiane në bazë të përgjimeve telefonike kanë për çdo teser shëndetësor përgjegjësi ishte Nude Pulaj. Ai kërkonte 6000 euro për çdo teser shëndetësor, duke fituar gjithsej 300 mijë euro.
Në një bisedë të përgjuar më 14 shkurt 2021, mes shqiptares Elmodna Popa , pronare e një agjensie praktika dokumentash për emigrantë në Treviglio e Ndue Pulaj, konfirmohet se çmimi për një kod STP shkonte nga 1000 në 1500 euro.
“Sa t’i kërkoj për këtë? pyet Elmonda Popa,
“Për STP 1500 , i thua”, përgjigjet Pulaj, që shton “çfarë është ky? Po qe ndonjë lyps çoje dhe 1000…”
Mjeku që furnizohej në Shqipëri, zbulohet se ishte Aurel Vula. Gjithsej për këtë bashkëpunim janë të akuzuar 10 persona, 6 prej të cilëve të lënë në burg, 3 në arrest shtëpie dhe 1 farmacist me detyrim paraqitje.
Ilaçi Clexane që në Itali shitet 67 euro, Ndue Vualj ja shiste me 26 euro mjekut shqiptar.
Pergjimet
Prokurorët italianë kanë verifikuar e vërtetuar se mbi trafikun e këtyre barnave mjekësore dëmi ndaj Sistemit Shëndetësor italian është baraz me 319, 594 mijë euro e përfitimi nga shitja e tyre në tregun shqiptar mbi 127 mijë euro.
Ndue Vulaj: “Unë 0.6 ja jap Aurelit për 26.8, ndërsa 0.4 për 12.8 ndërsa atij tjetrit 0. 4 ja jap për 14, pra 1.2 më shumë se sa ja jap Aurelit,”
Vladimir Peto: “E ai (Aureli) e shet 0.6 me 45…”
E totalisht gjatë vitit 2020-2021 ky organizim kriminal ka përfituar mbi 446 mijë euro.
Sipas akt akuzës italiane shqiptarët Aleksandër Gjoka pronar i një agjensie transporti autobusësh Aleks Viaggi, e Mersi Nallbani janë transportuesit kryesorë që kundrejt pagesës trafikonin ilegalisht barnat mjekësorë nga Italia në Shqipëri për llogari të këtij organizimi kriminal.
Ndërsa transportuesit e rastësishëm që u besohej kjo detyrë herë pas herë ishin Eneida Hoshafi, Vida Hilaj, Rovena Lika, Matilda Dollani, ZHaklina Peto (bashkëshortja e mjekut Aurel Vula), Eridjon Rrebeshi, Sokol Xhabafti e Endi Cuci.
Ndërsa ndërmjetës e blerës të barnave përveç mjekut Aurel Vula janë dokumentuar se ishin dhe shqiptarët Preng Gjoka, Florian Fierza, Romeo Sotiri, e Luan Bliu.
Në dosjen hetimore nënvizohet se në listën e blerësve të barnave të tregtuar ilegalisht nga Italia figurojnë dhe persona të tjerë, që për mungesë identifikimi të plotë nuk janë renditur në këtë akuzë;
Janë dy mjekë shqiptarë, i pari me emrin Ilir që sipas hetuesve italiane bëhet fjalë për Ilir Broqi i përfshirë në akuza korruptive më 2013 e mjeku Prifti që mund të identifikohet si Edvin Prifti i përfshirë në një ngjarje korruptive e riciklimi më vitin 2021 e që të dy të punësuar në Qëndrën Spitalore Universitare të Tiranës, shkruhet në dosjen hetimore të Policisë Italiane.
Një farmacist shqiptar Dritani që thirrej me emrin Tani.
Një shqiptar me emrin Dionis që merrej me çështjet e turizmit pra të udhëtimeve të shqiptarëve drejt Italisë.
Pas mbërritjes në Shqipëri, barnat mjekësorë u dorëzoheshin shqiptares Evisa Sulejmani e ishte ajo e cila bënte dorëzimin final të tyre tek blerësit.
Si kapo e organizues të këtij grupi kriminal autoritetet italiane kanë vënë nën akuzë shqiptarët Ndue Pulaj e Gentjan Iljazi, e për procedim penal për pjesëmarrje në aktivitetin kriminal të këtij grupi janë vënë gjithsej 23 persona, mes tyre dhe mjeku Aurel Vula, bashkëshortja e tij Zhaklina Peto e vjehrri i tij Vladimir Peto.