-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukrainës i hapen dyert drejt BE-së, liderët e Evropës i premtojnë mbështetjen

Kryesoret

Liderët e BE-së, Draghi, Macron dhe Scholz kanë shprehur mbështetjen e tyre që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat në BE.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha në fjalën e tij se udhëheqësit vizitorë janë të gjithë mbështetës që Ukraina të fitojë statusin e kandidatit “të menjëhershëm” për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Macron ka premtuar gjithashtu se Franca do t’i dorëzojë Ukrainës gjashtë armë shtesë me rreze të gjatë veprimi Cezar, ndërsa ajo përpiqet të luftojë pushtimin rus.

Edhe kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se ai erdhi në Ukrainë me një mesazh të qartë.

“Ukraina i përket familjes evropiane”, theksoi ai, teksa shtoi se Gjermania do të mbështesë një vendim pozitiv për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE.

Scholz thotë gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa i nevojitet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit