Qendra e Studentëve në Prishtinë ka bërë të ditur se paraditen e sotme në konviktin numër tre ka shpërthyer një zjarr.
Sipas Qendrës së Studentëve, zjarri është vënë shpejt nën kontroll dhe s’ka persona të lënduar, kurse dëmet materiale janë të vogla.
“Jemi në pritje të raportit zyrtar nga ekspertët e zjarrit për verifikimin e shkaqeve të cilat kanë quar deri tek kjo ngjarje”, thuhet në njoftim.