-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Amber Heard: Ende kam ndjenja për Johnny Depp

Kryesoret

Amber Heard frikësohet se mund të paditet sërish nga ish-bashkëshorti i saj Johnny Depp – edhe pse ajo pranon se ende e do atë.

Kjo u zbulua në pjesën e dytë të intervistës ekskluzive të Heard me Savannah Guthrie në “NBC News”, intervista e parë që Heard dha prej kur humbi gjyqin nga Depp.

Kur u pyet nga Gutherie nëse mes tyre ka ende dashuri, aktorja tha “absolutisht”.

“Unë e dua atë. E kam dashur me gjithë zemër. Dhe unë u përpoqa të bëja më të mirën që munda për të funksionuar një marrëdhënie thellësisht e prishur por nuk munda. Nuk kam aspak ndjenja të këqija apo keqdashje ndaj tij”, shtoi ajo.

“Unë e di që mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar ose mund të jetë vërtet e lehtë për t’u kuptuar nëse thjesht keni dashur ndonjëherë dikë”.

Në pjesën e parë të intervistës që u transmetua të martën, Heard tha se ajo besonte se “shumica dërrmuese e këtij gjyqi u luajt në mediat sociale”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit