Armando Broja është kthyer te Çelsi, ndërkohë pritet që trajneri Tomas Tuhel ta vendos në formacionet kryesore.
Anglezët dëshirojnë që Broja të të thyejë një nga mallkimet e famshme të këtij klubi, atë të fanellës me numrin 9.
Që nga viti 1993, kur Premier Liga vendosi që fanellat të personalizoheshin në kampionat, kanë qenë 16 lojtarë të cilët kanë mbajtur fanellën me numrin 9 te Çelsi dhe pjesa më e madhe e tyre kanë rezultuar dështime ose janë paraqitur shumë larg standarteve të kërkuara.
Ata që mund të cilësohen të suksesshëm ishin Viali dhe Hasëllbenk, por në dy dekadat e fundit, thuajse të gjithë ata që kanë mbajtur atë fanellë kanë dështuar në mënyrë epike. Kezhman, Di Santo, Siduell, Falkao, Krespo, Morata, Higuain e padyshim së fundmi Lukaku janë ata të cilët dhanë shumë më pak se sa pritej prej tyre me këtë fanellë e cila në një periudhë filloi të evitohej nga sulmuesit aq sa një sezon e mbajti mbrojtësi Khalid Buhlaruz.