-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stoltenberg: Përgatituni për luftë të gjatë me Rusisë dhe Ukrainës

Kryesoret

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kanë paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të jetë disa vjeçare.

Paralajmërimet e veçanta nga Johnson dhe Stoltenberg erdhën të shtunën pasi Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy vizitoi linjat e frontit në rajonet jugore të Mykolaiv dhe Odesa, ku deklaroi se ukrainasit “do të fitojnë patjetër” kundër trupave pushtuese ruse.

Johnson, bëri thirrje për mbështetje të qëndrueshme për Ukrainën.

“Gjithçka do të varet nga fakti nëse Ukraina mund të forcojë aftësinë e saj për të mbrojtur tokën e saj më shpejt sesa Rusia mund të rinovojë kapacitetin e saj për të sulmuar. Detyra jonë është të marrim kohë në anën e Ukrainës,” u shpreh Johnson.

Stoltenberg gjithashtu bëri thirrje për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën, duke i thënë gazetës gjermane Bild am Sonntag se furnizimi me armatime të fundit për trupat ukrainase do të rriste mundësinë e çlirimit të rajonit lindor të Donbasit nga kontrolli rus.

“Ne duhet të përgatitemi për faktin se mund të duhen vite. Ne nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës”, tha ai. “Edhe nëse kostot janë të larta, jo vetëm për mbështetjen ushtarake, edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve,” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit