Shaban Aga, pronari i biznesit të cilit iu vë tritol në Durrës, tregon që nuk ka pasur konflikte me njeri dhe nuk ka pasur asnjë borxh.
Personin të cilin policia e ka nxjerr si të dyshuar ai ka thënë se e ka parë para 6 muajve dhe problemin që kanë pasur e kanë zgjidhur po në komisariat.
“Unë s’kam konflikt me njeri. Pyesni gjithë zonën, gjithë lagjen. Policia bën punën e vet, ai personi me mua nuk ka pasur asnjë konflikt. Ai personi mua më ka thënë dy llafe, dhe ato që ka thënë, i ka thënë në polici. Ky muhabet ka pak a shumë 6 muaj. Kaq di. Dyshimet i ka vetë policia, ta zbardhin këtë çështje,” ka thënë ai.
Po ashtu nga ana tjetër ka shtuar se nëse kjo çështje nuk zgjidhet sa më shpejt ai do marri masa të mbrojë veten pasi ashtu siç kanë deklaruar familjarët e tij më herët, ky është atentati i pastë që i bëhet. Më herët Aga është kërcënuar dhe me armë dhe i është djegur dhe makina.
“Shpërthimi ishte shumë i fortë, unë për fat isha vetëm në shtëpi, gruan nuk e kisha aty, çunat i kam jashtë. Vetëm drejtësi, të zbardhet sa më parë kjo çështje. Ose do marr masat e mia, nuk do rri me duar në xhepa,” ka shtuar ai.