Policia e Shtetit në bilancin e publikuar për javën që lamë pas ka njoftuar se janë arrestuar 151 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 22 të tjerë.
“Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 540 persona, nga këta: 151 janë arrestuar, 367 janë proceduar penalisht dhe 22 janë shpallur në kërkim.
•Janë kapur në total 30 persona në kërkim, nga të cilët: 28 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.
Janë zhvilluar 28 operacione policore të koduara: “Silent”, “Free road”, “Last package”, “Fati i lojërave”, “Portions”, “Processing”, “Username”, “Quantity”, “Motos”, “Eagle”, “Parandalimi”, “Cloned key”, “Kontaktuesit”, “Sharra”, “ECSTASY 22”, “Inside”, “MDMA”, “Road Guard 24”, “Road Guard 25”, “Fraud”, “Ngraçan”, “Kerraj”, “Luarzë”, “Border”, “Tranziti”, “Marjani”, “Game over” dhe “Hackers”.
•Si rezultat i operacioneve dhe goditjeve nga DVP në qarqe, janë sekuestruar sasi të ndryshme lënde narkotike të dyshuara kanabis, kokainë, heroinë, ekstazi, MDMA, fara, fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis, mallra të ndryshëm të dyshuar të kontrabanduar, peshore elektronike, 3 aparate celulare, makineta për lojëra fati, tavolina pokeri dhe 5 automjete.
•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 14 raste dhe janë sekuestruar 21 armë zjarri, një makineri që shërbente për prodhimin dhe modifikimin e pjesëve të armëve të zjarrit, valixhe me pjesë armësh për modifikim, 1 armë sportive, 4 zhurmues si ato të armëve të zjarrit pistoletë, municion luftarak, 4 thika, armë të tjera të ftohta dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura.
•Janë goditur 10 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 54 raste të dhunës në familje.
•Janë evidentuar dhe goditur 22 raste të krimeve mjedisore, 2 raste të zjarrvënies, 3 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 5 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 46 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 27 raste.
•Ndërhyrja në kohë e strukturave të Policisë ka parandaluar 2 ngjarje kriminale, në Tiranë dhe në Elbasan,” shkruhet në njoftim