Dy operacionet më të rëndësishme të policisë së shtetit këtë javë ishin, kapja e ngarkesë prej 45.5 kilogram kokainë në Portin e Durrësit si dhe zbulimi i bazës së armëve në një shtëpi në Yzberisht.
“Si rezultat i angazhimit dhe profesionalizmit maksimal të strukturave të Policisë së Shtetit, në një javë, u finalizuan me sukses 2 megaoperacione policore:
-Operacioni “Silent”, i zhvilluar nga DVP Tiranë, gjatë të cilit është zbuluar një bazë ku prodhoheshin silenciatorë dhe modifikoheshin armët e zjarrit. Në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan arsenal armësh të llojeve pistoletë e kallashnikov, silenciatorë, municion luftarak, pjesë të ndryshme armësh etj.
-Operacioni “Tranziti”, gjatë të cilit u sekuestruan 45.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë në një kontenier, në Portin e Durrësit, dhe u vunë në pranga 2 shtetas,” ka njoftuar policia.