-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet regjisori Paul Haggis, akuza për sulm seksual në Itali

Kryesoret

Autoritetet kanë arrestuar të dielën e 19 qershorit regjisorin Paul Haggis – i cili fitoi Çmimin Oscar-in – në lidhje me akuzat se ai kishte sulmuar seksualisht një grua në Italinë Jugore.

Kështu kanë raportuar mediat italiane të lajmeve, duke cituar prokurorët vendas.

Haggis me origjinë kanadeze, 69 vjeç, ka qenë në Itali për një festival filmi, i cili fillon të martën në Ostuni, qytet turistik në Puglia.

Një avokat i Haggis, Priya Chaudhry, lëshoi ​​një deklaratë, ku thuhej se regjisori ishte “krejtësisht i pafajshëm”.

Një deklaratë nga festivali i filmit për gazetën Variety tha se organizatorët “e kishin mësuar me shqetësim dhe tronditje lajmin se Paul Haggis është në paraburgim për dhunë të dyshuar”.

Haggis është regjisor, producent dhe skenarist.

Ai fitoi një Oscar në vitin 2006 për skenarin më të mirë origjinal për “Crash”.

Më pas shkroi skenarët për “Million Dollar Baby”, këstet e “James Bond Quantum of Solace” dhe “Casino Royale”, si dhe regjinë e “In the Valley of Elah” dhe “The Next Three Days”.

Ai ishte më parë një “Scientologist” i shquar dhe ka shkruar për procesin e tij të arratisjes nga organizata.

Agjencia e lajmeve “LaPresse” dhe disa media të tjera italiane përcollën një deklaratë me shkrim nga prokurorët në qytetin e afërt të Brindisi-t se po hetonin akuzat që përfshinin një “grua të re të huaj”, e cila u detyrua të kishte marrëdhënie seksuale “jo konsensuale” gjatë dy ditëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit