Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë tryezës së ditës së sotme për drejtësinë është shprehur në lidhje me rolin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushin.
Ai e ka krahasuar atë me satrapin, si një person që pushtetin në drejtësi e ka të pakufizuar.
“Drejtësia shqiptare ka një satrap, Sokol Sadushin, unë e quaj të tillë sepse në Gjykatën e Lartë asnjë çështje nuk del për shqyrtim pavendosur Sadushi dhe këshilltari i tij.
Të gjitha çështjet me shtetin i shqyrton Kolegji Administrativ që kryesohet po nga Sadushi.
Së treti, të gjitha çështjet e doganave, të tatimeve, të naftës, kanë kryer të trupit gjykues po Sadushin e partisë.
Së katërti, 95% e çështjeve të Kolegjit Administrativ, të Kolegjit të Sadushit, bëhen në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve dhe vetëm 5% bëhen me praninë e palëve. Ky është gjykimi më jo transparent që mund të ndodhë. Mbi 80% e të gjitha çështjeve palë që është biznesi me qeverinë i fiton shteti në Gjykatën e Lartë ku kryegjykatës është Sadushi”, u shpreh Berisha.