-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaso për reformën territoriale: PS nuk është serioze, PD mbështet sistemin proporcional

Kryesoret

Ndonëse grupi i Sali Berishës është i përjashtuar nga Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore, ata kanë shprehur qëndrimin e tyre për ndryshimet që duhen bërë. Ivo Kasa, pjesë e ‘Rithemelimit’ tha në “5 pyetjet nga Bsabaramo”, se do preferonin sistem maxhoritar me korrektim proporcional kombëtar, nga sistemi proporcional rajonal që është aktualisht.  

Sistemi maxhoritar do ishte i pëlqyeshëm, do kishe nevojë për ndonjë korrektim proporcionale, se do kishte maxhoranca që zotërojnë gjitha pushtetet do ndikonin që opozita në të gjitha zonat të arrinin 49% të votave, pa arritur asnjë deputet.

Kaso u shpreh se maxhoranca nuk është serioze në negociata, pasi po favorizon grupin e Enkelejd Alibeajt, për diversion. Sipas tij, PS nuk mund të diktojë se kush është opozita dhe këtë po e bën për të shpërqëndruar vëmendjen nga këto dy çështje të rëndësishme.

“Sjellja e maxhorancës, unë të paktën nuk shoh asnjë shenjë konkrete që janë serioze në vullnetin e tyre për të adresuar këto çështje të rëndësishme, rishikim e ndarjes territoriale. Qëllimi është për të favorizojë këtë fraksion dhe për të mbajtur gjallë diversionin, që ju jeni opozita nuk janë këta të tjerët. Duke pritur që koha të rrjedhë dhe afatet e caktuara nga parlamenti ta shuajnë atë vullnetin e mirë që mund të kenë pasur shqiptarët për ngritjen e tyre”, tha Kaso.

Referomën territoriale, Kaso e quajti një dështim, pasi ka larguar shërbimet nga qytetarët dhe u përdor nga Partia Socialiste thjesht për qëllime elektorale, ashtu siç asaj i leverdiste.

“U synua që të krijoheshin njësitë më të mëdha administrative për të pasur bashki më të forta, si edhe për të ragrupuar shërbimet në një dorë dhe për të ulur kostot që komunat i kishin të larta, për të ulur numrin e punonjësve. Kjo ishte arsyeja pse u shit reforma e territoriale. Jo vetëm që shërbimet do shkonin më larg nga qytetarët, por u pa që në aspektin financiar, paratë publike për shërbimet jo që nuk janë kursyer, por abuzuar, numri i punonjësve për efekt elektorale është dyfishuar. Ndarje për efekte elektorale, si i leverdiste maxhorancës nga pikëpamja elektorale”, vijoi ai.

Ndalur në draftin e KLGJ për hartën e re gjyqësore, Kaso shprehet se është një përpjekje e Edi Ramës për të kontrolluar gjykatat. Sipas tij, sistemi ynë, por edhe qytetarët janë të papërgatitur për hartën e re gjyqësore.

“Kontrollin politik mbi gjykatat, se duke patur pak dhe duke i patur në Tiranë i kontrollon më mirë, duke i bërë qytetarët që për shkak të largësisë dhe shpenzime të rritura për të pasur akses në drejtësi, synojnë që qytetarët të mërziten te heqin dorë nga përballjet në dyert e gjykatave, si një mënyrë për të ulur presionin ndaj drejtësisë, që ka stok mijëra çështje. Hartë që jemi tërësisht të papërgatitur, jo vetëm për qytetarët, por edhe sistemi është i papërgatitur. Ka për të qenë një kaos, Ka kohë që ët dëgjohet zëri i arsyeshëm”, u shpreh Kaso.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit