-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e çmimit të naftës, Greqia u jep nga 70 euro shoferëve

Kryesoret

Qeveria greke ka menduar të zgjasë edhe me 3 muaj të tjerë programin e saj “Fuel Pass” për subvencionimin e drejtuesve të automjeteve, me qëllim që të përballojnë çmimin e lartë të karburantit.

Jo vetëm zgjatja në kohë për muajt Korrik-Gusht-Shtator, por është propozuar edhe rritja e subvencionimit, që sipas mediave greke, do të miratohet sot nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Nga 40-50 Euro që subvencionohej çdo pronar mjeti, për 3 muajt e Verës është propozuar që vlera e subvencionimit të rritet në 60-70 Euro.

Dhe sipas Kryeministrit grek Mitsotakis, kjo formë subvencionimi do të bëjë që kostoja reale e karburantit për qytetarët të ulet në 2 Euro nga 2,3-2,4 Euro/ litri që është aktualisht në shtetin fqinj.

Kreu i qeverisë greke arsyeton se kjo nismë është ndërmarrë për të ndihmuar familjet e shtresave të mesme dhe të ulëta për të përballuar shpenzimet gjatë pushimeve të sezonit veror.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit