Ukraina ka goditur platformat e shpimit të naftës në gadishullin e aneksuar të Krimesë, tha kreu i rajonit të hënën.
Tre persona u plagosën dhe kërkimi po vazhdon për shtatë punëtorë të tjerë, tha Sergei Askyonov, kreu prorus i rajonit, në një postim në Telegram.
Pretendimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
Gadishulli i Krimesë ishte më parë pjesë e Ukrainës, por u pushtua dhe u aneksua nga Rusia në vitin 2014.