-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

1 km rrugë 20 mln euro dhe një person në arrati, debate Bejtja-Spaho në komision

Kryesoret

Debate të forta janë zhvilluar këtë të martë në Komisionin e Ekonomisë mes zv/ministrit të Infrastrukturës Ilir Bejtja dhe deputetit të PD, Edmond Spaho.

Deputeti i PD, Edmond Spaho, ka ngritur akuza për kostot e larta të ndërtimit të rrugëve në vend. Ai u shpreh se 1 km rrugë ka kushtuar 20 milionë euro, por kjo nuk u pranua nga Bejtja, i cili u shpreh se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Pjese nga debati

Spaho: Me 20 mln euro kilometrin

Bejtja: Është gënjeshtër

Spaho: Po pse nuk ka ardhur ai po ka ikur

Bejtja: Asnjëherë nuk ka pasur 1 km 20 mln euro

Spaho: Po mirë ka qenë 19. Po personi që u përpoq të përfitojë në mënyrë abuzive a është në arrati?

Më tej, deputeti i PD ngriti dyshime se inflacioni nuk është aq sa thuhet dhe sa raportohet nga shifrat e INSTAT.

“Pyetje që shtroj unë është a është vërtet inflacioni aq sa në thuhet 6.8%. Mesa di unë indeksi i çmimit të ndërtimit që na jepet nga INSTAT nuk është në këto kufi, atëherë në pse i kompensojmë kaq. Nëse këto shifra janë të vërteta, pse nuk kompensojmë edhe qytetarët me të njëjtën masë. Psh pse nuk i kompensojmë çmimin e karburantit”, tha Spaho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit