-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Kjo është vajza “mollë sherri” që i mori jetën të dashurit: 7 plumba për ty

Kryesoret

Nevzat Çeço, babai i 26-vjeçarit Martin Çeço që u vra dhe trupi iu hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit, rrëfeu për emisionin Uniko se si djali i tij u njoh me një vajzë, e cila dyshohet se u bë dhe “molla e sherrit”.

I ati tregon se e kishte gjetur djalin duke qarë. Ai kërkonte të lidhej me vajzën që kishte njohur, e quajtur Martina ose shkurt Tina, por kjo e fundit nuk pranonte ta takonte por vetëm fliste fshehurazi me të në telefon.

Ai tregon se ky person duket të ketë qenë i dashuri i vajzës me të cilën fliste djali i tij.

Nevzat Çeço: Ndenji 3 muaj djali i dergjur. Sa herë vija unë vetëm qante.

Çfarë i dërgonte?

Nevzat Çeço: I dërgonte vjersha vdekje, të më urosh të më kujtosh….

Kjo vajza donte të lidhej me Martinin?

Nevzat Çeço: Ajo po të donte dilte ballë për ballë, siç ndodhi atë natë.

Çfarë ka ndodhur natën e fundit? Martini ka mbajtur kontakte të fshehta, ajo i shkruante nga adresa të tjera?

Nevzat Çeço: Natën e fundit ndodhi kështu… Vajza unë e qante. E mbushi celularin me lot. E mori ajo në telefon, jo me kamera, me zë. Po unë të kam shpirt, e të kam kështu. Edhe unë xhan të kam, i tha djali, po atë ditë pse më refuzove? Më fal, tha ajo. E mirë, tha ky, s’ka gjë, por të paktën mos përsëriten më këto. Nuk do marrësh në telefon në darkë, i tha kjo, se kam familje. Do të marr, tha ky. Për atë Perëndi mos më merr, i tha ajo.

Ti po e dëgjoje këtë bisedë?

Nevzat Çeço: Po, ngjitur ishim me djalin. Pse mos të të marr, i thoshte djali, unë të kam të dashurën time, të marr kur të dua. Për atë Zot mos më merr, i thoshte ajo.

Si u zgjidh ky diskutim?

Nevzat Çeço: E mirë, i tha Martini. Bëj be për Zotin dhe për kokën e babit, i tha ajo. Mirë i tha nuk të marr. Do të marr unë i tha. Të vi nesër të pimë kafe në mëngjes? Të vish nga unë të pish kafe? Ti s’ke shanse, i tha kjo. Lere i thashë djalit, kur ta tha këtë lere. Mbaroi kjo punë. Sa e la djali celularin, bie prapë. Kam qejf të pi një kafe me ty, tha.

Kush ishte në telefon?

Nevzat Çeço: Nuk e di, një djalë ishte.

Çfarë i tha? E njihte Martini këtë person?

Nevzat Çeço: Fare s’e njihte. Do pimë një kafe, i tha, të njihemi bashkë. Mirë tha djali, edhe unë kam qejf të njihemi. Djali vari buzët. I vare buzët, tha. Edhe filloi të sharat pastaj.

Po pse e shante? Se kishte folur me Tinën?

Nevzat Çeço: Mesa tha policia, këtë e ka dashnore.

Ky personi tjetër e kishte dashnore Tinën?

Nevzat Çeço: Po.

Dhe merrte djalin tënd për ta kërcënuar?

Nevzat Çeço: Po. Dëgjo këtu, i tha. Unë do marr një thikë, do të lë kockë e lëkurë, tha, e 7 plumba do t’i fut në ballë, i tha.

I tha ky personi?

Nevzat Çeço: I tha ky personi.

Ti po e dëgjoje?

Nevzat Çeço: Po e dëgjoja. Ja mora celularin djalit e të them të drejtën e kam sharë rëndë. Rri ti, tha, se ti një plumb do. Yt bir do 7, tha, ti një do. Babi, tha, kaq e pati puna ime. Do më vrasin mua, tha.

Pas hetimeve të policisë, rezultoi se Martin Çeço ishte mbytur në litar dhe trupi i ishte hedhur në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Ekspertiza zbuloi gjurmë gishtash në litar që i përkasin 3 personave; Valter Mollajt, Edlir Mollajt dhe Bleti Angjos.

Nga verifikimet e policisë, blutë kanë dyshime të forta se vajza ka qenë në një lidhje me një nga autorët e dyshuar, Valter Mollajn. Të tre këta persona u lanë në arrest me burg nga Gjykata e Korçës për akuzën e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit