Prokop Marku , 80-vjeçari nga Gjirokastra ka tentuar ti jap fund jetës ditën e sotme, duke u hedhur në rrjedhën e lumit Drinos.
Ngjarja u regjistrua në afërsi të Urës së Subashit në kufirin administrativ mes Gjirokastrës dhe Tepelenës. Nuk dihet motivet se pse 80-vjeçari ka ndërmarrë këtë akt të rëndë.
Forcat e Mbrojtës dhe të Shpëtimit kanë bërë të mundur nxjerrjen e gjallë të moshuarit nga ujërat, por ai kishte pësuar dëmtime të shumta dhe u transportua drejt Spitalit Rajonal.