-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria u mbush xhepat ndërtuesve, Braçe nxehet dhe i bie tavolinës: O vëlla, çfarë bën kështu?

Kryesoret

Qeveria ka hartuar një akt normativ që i hap rrugën kompensimit të ndërtuesve që kanë një kontratë publike për çmimet e rritura gjatë këtij viti të materialeve të ndërtimit. Deputeti socialist Erion Braçe e ka vlerësuar pozitivisht, por thekson se nuk është i plotësuar. Ai kërkoi që të mos përfitojnë kompanitë që ka tejkaluar afatet në mënyrë të pajustifikueshme, që kanë fituar tenderin me 99% të fondit limit, apo që e kanë nënkontraktuar kontratën.

E ke në nenin 8, pika 2 vonesat në zbatimin e kontratës që janë në proces nuk do të konsiderohen si shkelje e kushteve kontrate dhe nuk do të aplikohen penalitetet. Ti po i paguan këto vëlla, ti i amniston dhe i paguan. Jo vetëm si vepra, që kanë rëndësi, shkollë, kanalizime, rrugë ura, rindërtimi, por mbajnë me punë njerëz, nëse mbyllen apo nuk, ato që kërkojnë ndihmë ekonomike do të rritet, kështu është e rëndësishme kjo nismë për të financuar këto punë të lëna në mes, ka rëndësi. Është nismë sa ekonomike, por kthehet dhe në politikë.

Atje matanë ka dhe të tjerë që janë goditur, pra pensionistët, shtresa në nevojë dhe të tjerë. Ka shembuj që nuk justifikohen për t’u paguar, ky akt po legalizon rritjen e çmimeve, për sa kohë, ka rëndësi koha , sa është kjo rritje e çmimit që ne po legalizojmë, unë vazhdoj ta them që në shumicën e tregjeve, hekur, e çimento, kemi jo vetëm përqendrim, por edhe abuzim, dhe do doja që ai akti që do të dalë në zbatim, për ta definuar deri në fund, duhet të ketë pika reference, nëse do indeksojmë çmimin e hekurit, kujt çmim do i referohemi, INSTAT?

Duhet të ketë një akt tjetër që shoqëron aktin normativ, kompanitë e hekurit, çimentos, bitumit, ka qenë në treg të lirë të energjisë elektrike, prej 2 vjetësh, ca bëri vaki që na rriti çmimin bitumi brenda 2 muajsh, shqetësimi që kam është, pika e referencës për rritjen e çmimit dhe masa që zë në vlerën e investimit në faturën që do paguajmë.

Nëse ka tejkalime në afate të pajustifikuara, nuk kanë pse paguajnë taksapaguesit, kostot e kompanive që mezi punojnë, që duan të bëjnë punën me 10 punëtorë jo me 20, apo që kanë marrë nga 20 punë, dhe vonohen se nuk kanë kapacitetet për t’iu përgjigjur kompanitë që kanë nënkontraktuar kontratën, e kanë çuar në dorë të tretë, nuk ka nevojë që të financohet, e treta që është më ë rëndësishme, kompani që kanë fituar vlerën, me 99% të fondit limit, nuk kanë pse paguhen nga shteti dhe pastaj e kanë nënkontraktuar deri në dorë të tretë, ky marzhi 5-30% si do të financohet. Pres paketën e dytë“, tha Braçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit