-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Açka kundër politikës: Lufta e njëjtë, o me ne o armik

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Flutura Açka është shprehur se politika në vendin tonë vazhdon të jetë po e njëjta dhe kush ka ide kundër partisë shpallet armik.

Përmes një postimi në Facebook ajo është shprehur se merret me politikë dhe e di që politika e kërkon që ju të hani njëri-tjetrin, duke shtuar se është më mirë që secili të merret me punët e tij dhe jo të shajë lart e poshtë.

Mesazhi i plotë:

Ore zotëri apo ti moj zonjë e frustruar!

Merruni me punë më të mbara se të shani lart e poshtë! Shihni ndonjë film të bukur (jo ato telenovelat turke me tradhëtira e vrasje), shkoni në ndonjë teatër, lexoni ndonjë libër (jo nga ato qurra-e-lot). Jemi kthyer në popull Facebook-u, që vetëm shprazim gorgën tonë shpirtërore nëpër dritaret e dynjasë.

Unë me politikë merrem dhe e di se politika kështu ju do, të hani njëri-tjetrin, që ajo ta ketë të gjatë jetën parazite në të shumtën e kohës së saj.

Kur shoh kaq nervozë njerëzore (jo politike e të ndershme dhe që përdor argumente), e kuptoj se pse kemi kaq shumë fëmijë të keqtrajtuar, kaq gra të dhunuara e të vrara.

Sepse një pjesë e jona nuk dëshiron të ndryshojë, ajo njeh vetëm: o me mua, o kundër meje!

Nuk kam shumë fuqi për thirrje politike, amnistira shpirtërore a për lëvizje emancipuese radikale, sepse ato shpesh janë kambana të zbrazura në trojet tona.

Më e vogla që mund të bëj, është t’ju ofroj një kafe elegante mirëkuptimi kujtdo që i dukem si trofe lufte. Pas asaj, nëse ende bluani zemëratë, ose pështuni ujin, ose pasqyrën që keni përballë!

Jeta është shumë e shkurtër për ta harxhuar sopeve me hithra!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit