-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti dramatik, avioni me 126 pasagjerë përplaset me pistën dhe shpërthen në flakë

Kryesoret

Një avion me 126 pasagjerë në bord është rrëzuar në aeroportin ndërkombëtar të Majamit. Sipas mediave, avioni sapo u rrëzua u përfshi edhe nga flakët, ndërkohë që dëmtoi edhe një kullë komunikimi.

Tre persona janë dërguar me urgjencë në spital pas aksidentit. Avioni mbante 126 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit.

Incidenti dramatik ndodhi kur një fluturim i Red Air mbërriti nga Santo Domingo, Republika Dominikane, tha zëdhënësi i departamentit të aviacionit të Miami -Dade, Greg Chin.

“Mendova se do të vdisja, në fakt,” tha Paola Garcia për CBS Miami . “Ishte një plak pranë meje dhe unë po e përqafoja. Ishte e tmerrshme.”

Pamjet e marra nga pista treguan hundën e avionit të argjendtë të copëtuar ndërsa tymi i zi dilte nga një zjarr që digjej në krahun e tij të majtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit