Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, vetëm një muaj përpara përfundimit të mandatit të tij, ka deklaruar se është i hapur dhe bashkëpunues për çdo marrëveshje të delimitimit detar me Greqinë, por për nismën “Open Balkan”, është i mbyllur.
Gjatë një interviste televizive, kreu i shtetit ka theksuar faktin se sipas tij, nisma rajonale e Ballkanit të Hapur është një nismë përçarëse, pasi synon të defaktorizojë Kosovën.
Ndaj ai, si mbrojtës i interesave kombëtare – siç e pretendon – nuk mundet ta pranojë këtë nismë.
Mbi çështjen e detit me Greqinë, presidenti shtoi se një zgjidhje, duhet të vijë në respekt të Kushtetutës dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi një marrëveshje të vitit 2009 që u arrit mes vendeve, për se cenonte interesat kombëtare.
Aktualisht, Greqia dhe Shqipëria, pra qeveritë përkatëse, njëzëri kanë pohuar se do t’ia lënë Gjykatës së Hagues ta zgjidhë çështjen.
Teksa, muajin e shkuar, disa lajme filluan të qarkullojnë në mediat greke, ku ministri i Jashtëm helen, Nikod Dendias, deklaronte se Meta po e bllokonte procesin dhe se po pritej përfundimi i mandatit të tij për të shtyrë më tej gjithë bisedimet.
Mirëpo Meta e kundërshtoi fuqimisht këtë faktor, duke thënë se ai ka qenë gjithnjë i disponueshëm për ndërmjetësim në këtë kauzë.