Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është optimist se Bullgaria do ta heqë veton. Pas kërkesës së opozitës bullgare drejtuar qeverisë për të hequr veton, Bushati shprehet se beson deri në fund për një lajm të mirë.
“Kjo situatë më kujton vitin 2018 ku anëtarët e BE-së diskutonin intensivisht derisa gjetën një formulë kompromisi në fund. Unë dua të jem optimist.
Më duket se #IGC me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më në fund është afër. Ky do të ishte një lajm i mirë edhe për rajonin tonë”, shprehet Bushati.